Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Spiropali/ Kosova “prioritet i përhershëm dhe i padiskutueshëm”
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka paraqitur në Komisionin Parlamentar për Europën dhe Punët e Jashtme prioritetet sektoriale të ministrisë që ajo drejton, në kuadër të projektbuxhetit për vitin 2026. Gjatë fjalës së saj, ministrja theksoi se fokus kryesor i diplomacisë shqiptare në vitin e ardhshëm do të jetë forcimi i rolit të Shqipërisë në rajon dhe promovimi i saj si një vend i hapur, demokratik dhe me institucione të qëndrueshme. “Do të fuqizojmë diplomacinë shqiptare dhe do të promovojmë vendin tonë si model i një shoqërie të hapur, të drejtë e demokratike. Shqipëria do të jetë faktori kyç i stabilitetit dhe bashkëjetesës në Ballkan”, u shpreh Spiropali. Ministrja theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimit të urave mes popujve të...