Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
”Na e premtuan në fushatë”, banorët e Fushë-Mamurrasit në protestë: Kërkojmë asfaltimin e rrugës
Banorët e një lagjeje në Fushë-Mamurras të Kurbinit që jetojnë prej më shumë se tre dekadash, tregojnë vështirësitë prej rrugës së amortizuar. Ata thanë se gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 Majit, kryetarja e bashkisë, Majlinda Cara dhe drejtuesi politik i PS në Lezhë, Ulsi Manja u kishin premtuar asfaltimin e rrugës me gjatësi 1.2 km. Banorët thanë se ia dhanë votat PS-së, por rruga vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme. Përballë kësaj situate ata u ngritën në proteste këtë të hënë, duke kërkuar ndërhyrjen urgjente të bashkisë Kurbin për asfaltimin e rrugës dhe sistemimin e kanalizimeve.