Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
PD nuk ia del dot, Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën për përjashtimin e Ballës nga Kuvendi
Sekretariati i Etikës ka vendosur të rrëzojë kërkesën e PD-së për përjashtimin e Taulant Ballës. PD në kërkesë shprehen se Balla ofendoi dhe përdori gjuhë kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës. Sekretariati vendosi që të përjashtojë vetëm Berishën me 10 ditë nga Parlamenti. Përjashtimi i tij erdhi pas kërkesës së një grupi deputetësh të PS për shkak te deklaratave të Berishës ndaj ambasadorit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato.