Përdhunoi dhe vrau nënën e tij, 62-vjeçari dënohet me burgim të përjetshëm: Unë e doja dhe nuk…

Përdhunoi dhe vrau nënën e tij, 62-vjeçari dënohet me burgim të përjetshëm: Unë e doja dhe nuk…

Gjykata e Apelit në Selanik i dha një dënim me burgim të përjetshëm dhe 15 vjet burg shtesë 62-vjeçarit që përdhunoi dhe vrau nënën e tij.  I pandehuri u shpall fajtor nga gjykata e shkallës së dytë, për vrasje me dashje, përdhunim, dëmtim trupor ndaj një personi të dobët, dëmtim trupor në familje dhe akte seksuale midis të afërmve. Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm dhe 21 vjet burg në shkallën e parë.  Krimi që tronditi Greqinë ndodhi në korrik 2022, në zonën e Ksirochorit, në banesën që shihet në foton kryesore. Siç zbuloi ekzaminimi mjeko-ligjor, gruaja e moshuar, e cila ishte e verbër dhe e shtrirë në shtrat, u godit në kokë nga djali i saj me një shishe qelqi, si dhe më pas...