Një grua në krye të Vlorës, Brunilda Mersini fitoi thellë përballë dy rivalëve të saj

Një grua në krye të Vlorës, Brunilda Mersini fitoi thellë përballë dy rivalëve të saj

Për herë të parë, Vlora do të drejtohet nga një grua. Brunilda Mersini do të jetë kryebashkiake deri në pranverën e vitit 2027 falë 78% të votave të siguruara nga procesi zgjedhor I të dielës. Mersini fitoi me një diferencë të thellë votash përballë dy kundërshtarëve të tjerë, Dionis Sota i mbështetur nga opozita dhe Gjergji Nika, i pavarur. Nga kampi opozitar i vetmi reagim erdhi nga kandidati i pavarur, Gjergji Nika, për të cilin këto zgjedhje ishin një mesazh që qytetarët i dhanë politikës. Vlora në këtë proces do të mbahet mend si bashkia më e madhe me pjesëmarrjen më të ulët në votime. /vizionplus.tv