Berisha akuza Ramës dhe Ballukut: Duhet të dorëhiqen të dy për tunelin e Llogarasë

Berisha akuza Ramës dhe Ballukut: Duhet të dorëhiqen të dy për tunelin e Llogarasë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shmangu çdo koment sot për humbjen në zgjedhjet e 9 nëntorit, duke u fokusuar tek beteja e opozitës në Parlament. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Berisha akuzoi mazhorancën se ka mbyllur çdo hapësirë debati në Kuvend, pasi shumica dërrmuese e seancave janë mbyllur pa lejuar diskutimet; dhe sipas kryetarit të PD, opozita duhet të ndërtojë një strategji për t’u përballur me PS-në. “Nuk duan parlament ata, por ne nuk bëhemi kurrë vegla të tyre. Ne lamë çdo gjë, shkojmë në parlament. Ju shkoni çdo ditë në komisione, dhe shkojmë aty, dhe ai e mbyll dyqanin aty. Merr mesazhin, ‘mbylle’ i thotë Edi Rama, e mbyll ai. Është Edi Rama ai që i bën të gjitha këto.” Berisha shfrytëzoi...