Kroacia nuk do të thërrasë për shërbim ushtarak shtetasit me dy shtetësi që jetojnë jashtë vendit

Kroacia nuk do të thërrasë për shërbim ushtarak shtetasit me dy shtetësi që jetojnë jashtë vendit

Kroacia nuk do të lëshojë thirrje për shërbim të detyrueshëm ushtarak për qytetarët kroatë me shtetësi të dyfishtë që banojnë në vende të tjera, si Serbia, Mali i Zi ose Bosnja dhe Hercegovina, dhe nuk do të fillojë procedura kundërvajtëse kundër tyre nëse nuk e kryejnë shërbimin e tyre ushtarak, tha Ministria Kroate e Mbrojtjes për Betën. Ministria Kroate tha se thirrjet për trajnim bazë ushtarak do t’u lëshohen ekskluzivisht qytetarëve që jetojnë në Kroaci ose që kanë regjistruar vendbanimin në atë vend. “Në përputhje me Ligjin e Mbrojtjes, të cilin Parlamenti Kroat e votoi më 24 tetor, personat me shtetësi të dyfishtë mund të kryejnë shërbimin e tyre ushtarak në Republikën e Kroacisë sipas ligjit kroat ose në vendin ku jetojnë sipas ligjeve të...