“Balluku duhet të japë dorëheqjen”/ Berisha zbulon pse 2 ministrat e Ramës nuk firmosën tenderin e Aeroportit të Vlorës

“Balluku duhet të japë dorëheqjen”/ Berisha zbulon pse 2 ministrat e Ramës nuk firmosën tenderin e Aeroportit të Vlorës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Belinda Ballukun dhe Edi Ramën si lidhur me një tjetër aferë të madhe korruptive që, sipas tij, ka të bëjë me ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Berisha në mledhjen e grupit parlamentar deklaroi se biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli ka njoftuar publikisht për një “skandal identik” me atë të tunelit të Llogarasë, që lidhet me një tender, që sipas tij “nuk është zhvilluar kurrë, përveçse në zyrat e Ballukut”. Sipas tij, dy ish-ministra të qeverisë Rama, Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj, nuk kanë pranuar të firmosnin tenderin e aeroportit të Vlorës për shkak të parregullsive të rënda në dokumentacion dhe kostot e fryra artificialisht. Berisha: Pas skandalit të tunelit të Llogarasë, Pacolli njoftoi shqiptarët për një skandal identik...