Celibashi: Testi i numërimit me Inteligjencë Artificiale, një sukses për KQZ-në

Celibashi: Testi i numërimit me Inteligjencë Artificiale, një sukses për KQZ-në

Kronikë E Hënë, 10 Nëntor 2025 14:48 Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, vlerësoi si të suksesshëm testimin e Inteligjencës Artificiale (IA) në procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave në zgjedhjet për bashkinë e Tepelenës. Në një konferencë për shtyp, Celibashi deklaroi: “Testi i kryer dje ishte i suksesshëm dhe përmbushi pritshmëritë e KQZ-së.” Fletët e votimit u lexuan dhe u analizuan në kohë reale nga sistemi kompjuterik me IA, duke prodhuar rezultate thuajse identike me numërimin fizik. Celibashi theksoi se përdorimi i IA nuk e zëvendëson rolin e komisionerëve, por mund të jetë një ndihmë e vlefshme për rritjen e efikasitetit dhe transparencës. I pyetur nëse teknologjia mund të përdoret në zgjedhjet vendore të vitit 2027, Celibashi u shpreh pozitiv: “Do të ishte...