Dy makina përfshihen nga flakët në Vlorë , dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Dy makina përfshihen nga flakët në Vlorë , dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Kronikë E Hënë, 10 Nëntor 2025 15:17 Një incident me zjarr është regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen “Isa Boletini” të qytetit të Vlorës, ku dy automjete janë përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:45, kur një mjet tip Suzuki, në pronësi të shtetasit me iniciale K.B., u shkrumbua plotësisht. Si pasojë e përhapjes së zjarrit, u dëmtua edhe një automjet tjetër i parkuar pranë tij, tip Audi. Forcat zjarrfikëse dhe policia ndërhynë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e dëmeve të tjera materiale. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Një nga pistat kryesore që po verifikohet është ajo e zjarrvënies së qëllimshme. Janë sekuestruar pamje sigurie nga bizneset dhe banesat përreth, të cilat...