Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Vendimi që çoi në konfrontim fizik/ Kërcet grushti në mbledhjen e këshillit bashkiak të Pogradecit
Konfrontim fizik në këshillin bashkiak të Pogradecit pas miratimit të pikës 6 për “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 ha në Çërravë që mund të jepen me qira”. Pas debateve të shumta, këshilltarët kanë miratuar me 20 vota pro këtë vendim, çka ka sjellë edhe agravim deri në dhunë fizike. Pas kundërshtimeve të banorëve direkt pas vendimit të marrë, njëri prej këshilltarëve Ëngjëll Shyti është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muccllarin, një prej banorëve të CCërravës.