Gjuha e përdorur ndaj ambasadorit Gonzatos, Berisha përjashtohet nga Kuvendi

Gjuha e përdorur ndaj ambasadorit Gonzatos, Berisha përjashtohet nga Kuvendi

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesën e PS që kërkon masë disiplinore për Sali Berishën. Është vendosur që Sali Berisha të përjashtohet 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kërkoi përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi me 30 ditë, pas deklaratës që kreu i PD bëri për qëndrimin e ambasadorit Silvio Gonzato ndaj ligjit për barazinë gjinore.