Dosja “21 Janari”/ Berisha thirret në SPAK (Fletëthirrja)

Dosja “21 Janari”/ Berisha thirret në SPAK (Fletëthirrja)

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është thirrur për t’u paraqitur të premten në SPAK për dosjen “21 Janari”. Sipas informacionit të raportuar nga gazetarja Klodiana Lala, Berisha është thirrur në cilësinë e personit në dijeni. Berisha ka mbajtur postin e kryeministrit gjatë demonstratës së 21 janarit 2011, kur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën disa të tjerë. Më herët për 21 Janarin u paraqit në SPAK Lulzim Basha, i cili ishte Ministri i Brendshëm në detyrë në 21 janar 2011.