Rritet inflacioni në tetor, ndikuan çmimet e ushqimeve dhe qiratë e apartamenteve

Rritet inflacioni në tetor, ndikuan çmimet e ushqimeve dhe qiratë e apartamenteve

Çmimet e produkteve dhe shërbimeve u rritën edhe në tetor. Ato kushtuan 2.3 për qind më tepër se tetorin e vitit të shkuar. Inflacioni, treguesi i zhvlerësimit të parasë përballë rritjes së çmimeve u ul me 0.1 për qind krahasuar me shtatorin e këtij viti. Veç ushqimeve të cilat u rritën me 1.6 për qind krahasuar me shtatorin e një vit më parë sipas për llogaritjeve të Institutit të Statistikave në rritjen e inflacionit në shtator ndikim patën edhe qiratë e apartamenteve. Kjo si pasojë e flukseve të shtuara të studentëve që kërkonin një strehë në prag të vitit të ri akademik.