Ofendimet ndaj Ambasadorit Gonzato, Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi

Ofendimet ndaj Ambasadorit Gonzato, Berisha përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përjashtohet me 10 ditë nga Sekretariati i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë. Kujtojmë se Partia Socialiste kërkoi ndëshkimin e kryedemokratit me 10, 30 ose 60 ditë nga punimet e Kuvendit, pasi sipas tyre ai fyeu ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato. “Ne respektojmë orientimin seksual të të gjithëve. Përpjekjet tuaja për t’i imponuar standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, përveç asaj binare, edhe në statusin tënd, ti je binar”, ishte deklarata që bëri Berisha. Përfaqësues të mazhorancës argumentuan se deklaratat publike të tij ishin fyese, denigruese dhe diskriminuese ndaj diplomatit evropian, duke cenuar jo vetëm dinjitetin personal të tij, por edhe imazhin e institucionit të Kuvendit. Në një deklaratë, Berisha është shprehur se i kërkon falje ambasadorit Gonzato nëse...