Rritet ndjeshëm niveli i ujit në liqenin e Fierzës/Kushtet atmosferike krijojnë vështirësi në qarkullim, rënie gurësh..

Rritet ndjeshëm niveli i ujit në liqenin e Fierzës/Kushtet atmosferike krijojnë vështirësi në qarkullim, rënie gurësh..

Gjatë 24 orëve të fundit, i gjithë territori i Qarkut të Kukësit është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë vijuar me intensitet mesatar deri të lartë në disa zona. Si pasojë e reshjeve, në disa segmente të rrugëve nacionale janë regjistruar rënie gurësh dhe inerte, duke krijuar vështirësi të përkohshme në qarkullim. Pas ndërhyrjes së vazhdueshme të subjekteve kontraktore të mirëmbajtjes, pastrimi i akseve është bërë pa ndërprerje dhe rrugët janë mbajtur funksionale gjatë gjithë kohës. Aktualisht, të gjitha akset rrugore nacionale në qark janë të qarkullueshme normalisht. Bashkitë Kukës,Tropojë dhe Has nuk kanë raportuar problematika emergjente deri më tani. Furnizimi me energji elektrike nuk ka pas probleme në të gjithë qarkun, përveç Njësisë Administrative Tropojë e Vjetër, ku ka një ndërprerje...