Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
15 vite nga rënia në krye të detyrës, Proda nderon Dëshmorin Pajtim Alistafaj: E ktheu detyrën në përkushtim për jetën
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit zhvilloi ceremoni përkujtimore, me rastin e 15-vjetorit të rënies në krye të detyrës të ish-punonjësit të Policisë Nënkomisar Pajtim Alistafaj, i shpallur Dëshmor i Atdheut. Në ceremoni morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, ish-kolegë të Nënkomisar Alistafajt, miq dhe familjarë të tij. Fillimisht, për të përkujtuar dhe nderuar sakrificën e ish-punonjësit të Policisë, te Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, aty ku prehet Nënkomisar Alistafaj, u vunë kurora me lule. Më pas, te ish-Stacioni i Policisë në qytetin “Studenti”, u vendos pllakë përkujtimore në nderim të Dëshmorit të Atdheut. Në vitet 2007–2010, Nënkomisar Alistafaj shërbeu si Shef i Stacionit të Policisë së qytetit “Studenti”. Nënkomisari shënoi historinë e...