Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Hetimet për 21 janarin, SPAK thërret Berishën (DATA)
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është thirrur në SPAK lidhur me hetimet për 21 janarin. Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se Berisha është thirrur të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme të premten në orën 10:00. Më herët, më 30 tetor në SPAK u paraqit ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili për mediat tha se ishte thirrur nga Struktura e Posaçe si person në dijeni për të dëshmuar lidhur me ngjarjen e 21 Janarit, ku u vranë 4 protestues. Më 21 Janar të vitit 2011, Lulzim Basha ka mbajtur postin e ministrit të Brendshëm. Në korrik të vitit të kaluar SPAK njoftoi se kishte regjistruar zyrtarisht procedimin penal për vrasjen e katër protestuesve, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks...