Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Irani hedh poshtë akuzat e SHBA-së për komplot për të vrarë ambasadorin izraelit
Irani i ka cilësuar akuzat e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit se po kurdiste një komplot për të vrarë ambasadorin e këtij të fundit në Meksikë si “qesharake”.- Advertisement - Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Esmaeil Baghaei, u tha gazetarëve të hënën se Teherani beson se Izraeli po përpiqet të dëmtojë “marrëdhëniet e tij miqësore” me vendet e tjera përmes një “akuze absurde”. Zyrtarë të lartë amerikanë dhe izraelitë, të paidentifikuar, u thanë mediave në fund javën e kaluar se Forca Quds, krahu i operacioneve të jashtme i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), komplotoi për të vrarë të dërguarën izraelite, Einat Kranz Neiger, duke nisur nga fundi i vitit 2024 dhe duke mbetur aktive deri në mesin e vitit 2025. Komploti u...