Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Zbulohet kamioni me marihuanë nga pala malazeze, pezullohen dy policë të kufirit
Dy efektivë policie që shërbenin në pikën kufitare të Hanit të Hotit janë pezulluar nga detyra, pasi akuzohen se kanë lejuar kalimin e një ngarkese me marihuanë. “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajonin Shkodër – Lezhë ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkodrës, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar në nenet 242 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale, për dy punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal. B.Q., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit” dhe E.K., me detyrë Trupë Shërbimi / Kontrollor në vijën...