Burimi:
Shkodraweb.com
Foto © Shkodraweb.com
“Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj
Miq, të rinj dhe të vjetër, Prej më shumë se pesë vitesh e gjysmë pune në cilësinë e Prefektit të Qarkut Shkodër, e përmbyll këtë detyrë me respekt, mirënjohje dhe konsideratë të veçantë për secilin prej jush, për bashkëpunimin e frytshëm që kemi ndarë së bashku.. Gjatë këtyre pesë viteve si Prefekte e Qarkut Shkodër, kam pasur nderin dhe përgjegjësinë të punoj për një qark që përfaqëson shpirtin, historinë dhe kulturën shqiptare. Ka qenë një rrugëtim me energji të mira, sfidues pune, lodhjesh, përpjekjesh, emocionesh dhe përvojash të vlefshme që mbeten tek unë të paharruara, por edhe i mbushur me shumë arritje që i kemi nda bashkarisht me mirëkuptim dhe përkushtim ndaj interesit publik. Kam parë e takuar në këto vite njerëz me zemër të...