3 zhdukjet misterioze në Përmet! Dyshimet se mund të jenë hedhur në Vjosë, Policia për ZËRI: 4 grupe kontrolli me drone

3 zhdukjet misterioze në Përmet! Dyshimet se mund të jenë hedhur në Vjosë, Policia për ZËRI: 4 grupe kontrolli me drone

FOTO ILUSTRUESE PËRMET-Arjan Dumi, shefi i Komisariatit Përmet në një përgjigje për ZËRI ka dhënë detaje në lidhje me hetimin që po kryhet sa i përket ngjarjes së rëndë ku tre persona rezultojnë të zhdukur në dy vite pa asnjë gjurmë. Konkretisht Agron Çumani është parë për herë të fundit para 3 ditësh në segmentin e vjetër të rrugës Përmet-Lëshicë dhe prej atëherë asgjë nuk dihet për fatin e tij. Në të njëjtën zonë, dy persona të tjerë, Niko Dhimitri dhe Filip Kristidhi, kanë humbur gjurmët prej dy vitesh, pa u gjetur asnjë shenjë, as nga familjarët, as nga komuniteti, dhe as nga autoritetet policore. Dumi njofton se në lidhje me rastet janë angazhuar katër grupe kontrolli të pajisur me drone për kërkimin dhe  shpëtimin e personave të shpallur...