“Askush mbi ligjin”/ Aksioni ndaj ndërtimeve pa leje, reagon ministrja Koçiu: Mesazhi është i qartë, ku konstatohet…

“Askush mbi ligjin”/ Aksioni ndaj ndërtimeve pa leje, reagon ministrja Koçiu: Mesazhi është i qartë, ku konstatohet…

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka bërë të ditur se operacioni për vendosjen e ligjshmërisë në fushën e ndërtimit, i nisur në fillim të nëntorit në zonën e Farkës, po vijon dhe rezultatet janë të prekshme. “Në çdo kantier ku konstatohet shkelje, mesazhi është i qartë: askush nuk është mbi ligjin. As pronarët e vilave, pallateve apo komplekseve, as zaptuesit e zakonshëm dhe as më keq, inspektorë apo funksionarë që kanë abuzuar me detyrën,” u shpreh ministrja Koçiu. Në vetëm një javë janë inspektuar 65 objekte, përfshirë villa dhe banesa kolektive, ndërsa janë prishur menjëherë 2.736 m² ndërtim pa leje. Gjithashtu, janë vendosur gjoba me vlerë totale 1 milionë euro, ndërsa për 18 persona, mes tyre 13 inspektorë, ka nisur procedimi penal. “Operacioni...