Lejuan kalimin e kamionit me drogë, pezullohen dy policë në doganën e Hanit të Hotit (Emrat)

Lejuan kalimin e kamionit me drogë, pezullohen dy policë në doganën e Hanit të Hotit (Emrat)

Dy punonjës policie të pikës kufitare të Hanit të Hotit u pezulluan nga detyra dhe u vendosën në masën “detyrim paraqitjeje”, pasi lejuan kalimin e një kamioni që transportonte 114 pako PVC, me përmbajtje të një lënde bimore të ngjashme me marijuanën. Bëhet fjalë për: Besmir Qershia, me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit” dhe Elvis Kuti, me detyrë Trupë Shërbimi / Kontrollor në vijën e dytë në Pikën e Kalimit Kufitar “Hani i Hotit”. Në një njoftim për mediat, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) tha se masat ndaj dy punonjësve lidhen me rastin e ndodhur më 5 shtator, kur kamioni me targa të Bosnje-Hercegovinës, pasi doli nga Shqipëria, u ndalua në Mal të Zi. Gjatë kontrollit...