Afera “Partizani”, GJKKO rrëzon kërkesat e Berishës dhe Malltezit, pranohen provat e SPAK

Afera “Partizani”, GJKKO rrëzon kërkesat e Berishës dhe Malltezit, pranohen provat e SPAK

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar këtë të hënë, më 10 nëntor, kërkesat paraprake të avokatëve mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, lidhur me pavlefshmërinë e akteve të administruara gjatë hetimeve për dosjen “Partizani”. Sipas vendimit të gjykatës, pretendimet e mbrojtjes u vlerësuan si të pabazuara në ligj. Trupi gjykues theksoi se ndaj prokurores së çështjes, Irena Gjoka, nuk ekziston asnjë vendim që ndalon ushtrimin e detyrës së saj, ndërsa caktimi i ekspertëve është bërë në përputhje me procedurat ligjore. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raportoi se gjatë seancës së sotme u lexua kërkesa për gjykim e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Seanca e radhës është planifikuar të mbahet më 25 nëntor, në orën 11:00,...