Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Nga arratia, Arben Ahmetaj padit në Strasburg vendimin e GJKKO-së
Arben Ahmetaj ka ngritur padi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut ndaj vendimit të 9 marsit 2023 të Gjykatës së Posaçme për kontrollin e banesës së përbashkët me partneren e tij, Erjola Hoxha, si dhe kontrollit fizik dhe të celularit të saj. Kërkesa është depozituar më 8 maj 2024 dhe është komunikuar më 6 tetor 2025. Ahmetaj ankohet se kontrolli i banesës së tyre është i paligjshëm pasi gjatë kësaj kohe ai ka qenë deputet dhe nuk mund të kryhej si veprim pa autorizimin paraprak të Kuvendit. Ata po ashtu pretendojnë se nuk kishin akses në një procedurë efektive për të kundërshtuar ligjshmërinë e këtyre kontrolleve. Për këtë arsye, GJEDNJ i ka shtruar disa pyetje palëve. “1. A ka pasur shkelje të së...