Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Aksioni në Farkë: 2,753 m² vila pa leje të prishura, mbi 1 mln euro gjoba për subjektet
Që prej momentit të nisjes së operacionit ndaj ndërtimeve pa leje në zonën e Farkës, autoritetet kanë inspektuar deri tani 68 objekte. Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu bëri me dije se janë prishur 2736 metra katrorë vila pa leje. Nuk kanë shpëtuar edhe dënimet ndaj subjekteve, pasi deti tani janë procedura penalisht 18 persona. Mësohet se 18 persona janë nën hetim, 13 prej të cilëve Inspektorë të Mbrojtjes së Territorit, të cilët dyshohet se kanë shkelur ligjin. “Mesazhi është i qartë: Askush nuk është mbi ligjin! As pronarët e vilave, pallateve, apo komplekseve, as zaptues e zakonshëm, aq më keq inspektorët dhe funksionarët që kanë përdorur fuqinë e detyrës për të abuzuar apo neglizhuar”, tha në një video-mesazh ministrja Koçiu.