Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Shqipëria në BE”, Begaj dhe Gonzato diskutojnë progresin dhe reformat e integrimit
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti këtë të hënë, më 10 nëntor, në një takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato. Gjatë këtij takimi, Gonzato i dorëzoi Begajt raportin vjetor të Komisionit Evropian për Shqipërinë, pjesë e Paketës së Zgjerimit 2025. Sipas një njoftimi nga Presidenca, gjatë takimit u zhvillua një diskutim i frytshëm mbi gjetjet e raportit dhe hapat e ardhshëm në procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Presidenti Begaj vlerësoi punën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Delegacionit të BE-së në Tiranë dhe theksoi përkushtimin e Shqipërisë për të vijuar me vendosmëri në përmbushjen e prioriteteve të integrimit evropian. Mes të tjerash, kreu i Shtetit nënvizoi progresin e bërë nga Shqipëria gjatë vitit të kaluar në hapjen grupkapitujve...