“Panairi i 28-të i Librit me rekord prurjesh”, kryetarja e jurisë, Elsa Skënderi: Janë dorëzuar 260 vepra, ka rritje të cilësisë

“Panairi i 28-të i Librit me rekord prurjesh”, kryetarja e jurisë, Elsa Skënderi: Janë dorëzuar 260 vepra, ka rritje të cilësisë

Studiuesja dhe kryetarja e jurisë së Panairit të 28-të të Librit që mbahet në Tiranë, Elsa Skënderi, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka folur për zhvillimet dhe dinamikat e edicionit të këtij viti të panairit më të madh të librit në vend. Skënderi vuri në dukje se puna e jurisë ka qenë intensive për shkak të numrit të madh të veprave që kanë marrë pjesë në garë, duke theksuar se interesimi i autorëve dhe botuesve është rritur ndjeshëm krahasuar me një vit më parë. “Volumi i punës është i jashtëzakonshëm. Librat që duhen lexuar janë të shumtë dhe duhet të lexohet në mënyrë sistematike ka një përgjegjësi të madhe,” tha Skënderi. Sipas saj, krahasuar me vitin e kaluar, numri i veprave të dorëzuara...