Fitorja e thellë e PS në 5 bashki, Salianji: Prej 11 Majit s’jemi në rrugën e duhur, zgjodhëm rehatinë para përballjes. Duhet ndryshim që sot

Fitorja e thellë e PS në 5 bashki, Salianji: Prej 11 Majit s’jemi në rrugën e duhur, zgjodhëm rehatinë para përballjes. Duhet ndryshim që sot

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar sot pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve në 5 bashkitë e vendit, ku maxhoranca i fitoi ato thellësisht përballë kandidatëve të pavarur të mbështetur nga opozita. Sipas tij, duke mos hyrë me kandidatët e saj në garë, opozita zgjodhi rehatinë në vend të përballjes. Reagimi i Salianjit E djeshmja ishte një ditë e zeze për demokracinë dhe të ardhmen e Shqipërisë. Qytetarët treguan se nuk kanë më besim se me votën e tyre mund te ndryshojnë diçka në qytetet ku jetojnë . Për shkak të korrupsionit të larte të qeverisë, për shkak se Rama ka përqendruar të gjithë pushtetin në një dore të vetme, asnjë qytetar pa interesa nuk mendoi se kryetaret e bashkive apo qeverisja lokale...