Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet në Kosovë/ Kush është kandidati i vetëm, që përmbysi rezultatin në raundin e dytë
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi do të jetë kryetar i Obiliqit për katër vitet e ardhshme pas zgjedhjeve të 9 nëntorit. Thaçi është i vetmi kandidat që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë ka arritur të përmbysë rezultatin e raundit të parë. Thaçi në raundin e parë u rendit i dyti me 44.37 për qind ose 5,626 vota. Xhafer Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ishte i pari me 46.20 për qind, përkatësisht 5,859 vota. Nga 18 komunat që shkuan në balotazh, vetëm Thaçi ka arritur të bëjë përmbysje rezultati. Në zgjedhjet që u mbajtën të dielën, më 9 nëntor Thaçi mori 6,441 vota ose 51.09 për qind. Gashi mori 6,167 vota ose 48.91 për qind.