Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Në krah të njëri-tjetrit/ Rama e Balluku shkojnë në Kryeministri, çfarë po ndodh
Kryeministri Edi Rama dhe zv.Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ishin sot prezent në prezantimin e projektit “OSHEE Charge”. Pas këtij aktiviteti, Rama dhe Balluku kanë shkuar në godinën e Kryeministrisë, ku janë parë duke hyrë bashkarisht, ndërsa diskutojnë mes tyre. Në ditët e fundit, zv.Kryeministrja Balluku ka qenë në qendër të vëmendjes, ndërsa SPAK ka nisur hetimet duke ngritur edhe akuzën për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. “Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, sot, më 31.10.2025 i është njoftuar akuza të pandehurës Belinda Balluku, me funksionin e lartë shtetëror, Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim”, thuhet në...