Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“PD ka humbur pasionin”/ Humbja në 5 bashki, reagon Salianji: Nuk jemi në rrugën e duhur
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me rezultatin dhe pjesmarrjen e ulèt të votuesve në zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki që u mbajtën të dielën. “E djeshmja ishte një ditë e zeze për demokracinë dhe të ardhmen e Shqipërisë. Qytetarët treguan se nuk kanë më besim se me votën e tyre mund te ndryshojnë diçka në qytetet ku jetojnë. Për shkak të korrupsionit të larte të qeverisë, për shkak se Rama ka përqendruar të gjithë pushtetin në një dore të vetme, asnjë qytetar pa interesa nuk mendoi se kryetaret e bashkive apo qeverisja lokale ka ndonjë rëndësi për ta. Fakti se kjo qeveri me fakte është qeveri që manipulon dhe vjedh votat por dhe opozita ka këtë narrativë, kjo ul ndjeshëm besimin...