Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Ligjet” miratojnë në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2026, opozita nuk merr pjesë në votim
Komisioni i Ligjeve miratoi në parim projektbuxhetin e vitit 2026. Nëntë deputetë votuan pro, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim. “Projektbuxheti është ngjarja më e rëndësishme për veprimtarinë e një komisioni të përhershëm në kuvend”, tha kreu i komisionit, Ulsi Manja. Më herët, komisioni dëgjoi ministrin e Financave, Petrit Malaj, i cili raportoi pikërisht në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026. Ai tha se qeveria ka katër fokuse kryesore në këtë projektbuxhet. “Të rrisim nivelin e mirëqenies dhe mbrojtjes sociale për qytetarët tanë; Të garantojmë një rritje ekonomike të qëndrueshme; Të sigurojmë konsolidimin fiskal; Si dhe të përshpejtojmë procesin e integrimit evropian”, tha ai. Projektbuxheti i vitit 2026 parashikon një nivel total shpenzimesh prej 886.7 miliardë lekësh. Malaj tha se vëmendja dhe kryefjala është rritja...