Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Teherani përballet me krizë uji për shkak të thatësisë së madhe
Zyrtarët iranianë kanë paralajmëruar për ndërprerje të ujit të pijshëm në disa pjesë të Teheranit, pasi shteti po përballet me krizë të madhe të ujit, të shkaktuar nga thatësirat. Paralajmërimet kanë ardhur pasi presidenti iranian, Masud Pezeshkian ka thënë se kryeqyteti iranian ka mundësi që të evakuohet tërësisht, nëse situata vazhdon të përkeqësohet. “Shfrytëzimi racional i ujit do të duhej të kishte nisur më herët”, ka thënë Reza Hajikarim, udhëheqës i Industrisë së Ujit Iranian, në disa deklarata për televizionin shtetëror. “Aktualisht, 62 për qind e ujit të Teheranit sigurohet nga burimet nëntokësore dhe nivelet në to kanë rënë shumë”. Ministri iranian i Energjisë, Abbas Ali Abadi, ka bërë të ditur se do të nisë racionalizimi i furnizimit me ujë në disa rajone të Teheranit....