Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Rama dhe Balluku prezantojnë “OSHEE Charge”, Kryeministri: Matës inteligjentë brenda vitit të ardhshëm, rritje page për punonjësit e OSHEE
Kryeministri i vendit, Edi Rama, së bashku me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ditën e sotme prezantuan projektin “OSHEE Charge”, një shërbim i ri i karikimit të mjeteve elektrike, për të shkuar drejt energjisë së pastër dhe transportit të qëndrueshëm. Kryeministri Rama e cilësoi projektin “OSHEE Charge” si një lajm të mirë për sektorin e energjisë, duke theksuar se Shqipëria po hyn në një fazë transformimi drejt inovacionit dhe teknologjisë. Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë njoftoi se brenda vitit të ardhshëm do të nisë edhe procesi i instalimit të matësave inteligjentë, që do të ndihmojnë në uljen e humbjeve teknike dhe përmirësimin e cilësisë së faturimit për çdo konsumator. Rama: Lajm shumë i mirë, i cili vjen në një...