Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
OSHEE Charge, Balluku: Synohet barazia në treg dhe ulja e kostos në rrjet. Konsumatorët familjarë do t’i karikojnë mjetet me 9.5 lekë
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në prezantimin e projektit “OSHEE Charge”. Ajo u shpreh se me anë të këtij projekti synohet barazia në treg si dhe ulja e kostos në rrjet. Ndër të tjera ministrja sqaroi se klientët familjarë do t’i karikojnë mjetet me 9.5 lekë. “Do të ndaloja te produkti i ri që është shkaku i takimit sot. OSHEE Charge, ky është një hap i nevojshëm. Niveli i pikave të karikimit është ende i kufizuar, duke lënë boshllëqe në zonat turistike. Aktualisht kuadri ligjor nuk e rregullon aktivitetin e karikimit të mjeteve elektrike. Është shumë e qartë që legjislacioni nuk lejon rishitjen e energjisë elektrike të rregulluar nga ERE. Kjo ka prodhuar një treg të parregulluar. Energjia 14...