Më në fund edhe Gonzato e pranon farsën e 11 majit: Kishte abuzim me burimet publike në zgjedhje

Më në fund edhe Gonzato e pranon farsën e 11 majit: Kishte abuzim me burimet publike në zgjedhje

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë Silvio Gonzato ka deklaruar se është e nevojshme një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse. Gjatë fjalës së tij në edicionin e 10-të të Shkollës së Integrimit Europian, Gonzato ka theksuar se duhet reformimi i administratës publike pas konstatimeve të raportit përfundimtar të OSBE ODHIR. Gonzato duke cituar raportin e OSBE/ODHIR tha se ka mungesë të një fushe të barabartë loje për shkak të abuzimit me burimet publike. “Nuk shoh një lidhje të drejtpërdrejtë. E dini që OSBE/ODIHR thekson mungesën e një fushe të barabartë loje për shkak të abuzimit me burimet publike dhe strukturat publike gjatë fushatës. Siç e kam thënë shpesh, kemi nevojë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe fakti që parlamenti ka rënë dakord për ngritjen e...