Shëndeti i dobët i zemrës në moshën e mesme lidhet me rrezikun e shtuar për demencë

Shëndeti i dobët i zemrës në moshën e mesme lidhet me rrezikun e shtuar për demencë

Të pasurit probleme me zemrën në të 50-tat mund të rrisë ndjeshëm rrezikun për demencë në moshë të thyer, sugjeron një studim i ri shkencor. Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh se faktorët e njohur të rrezikut kardiovaskular – si presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli – jo vetëm që dëmtojnë zemrën, por gjithashtu mund të prekin qarkullimin e gjakut në tru, duke shkaktuar dëme të fshehta në enët e vogla të gjakut. Sipas studiuesve britanikë, personat e moshës së mesme që kanë dëmtime në muskujt e zemrës janë 38% më të rrezikuar të zhvillojnë demencë më vonë. Ata zbuluan gjithashtu se këto shenja biologjike mund të jenë të dukshme deri në 25 vjet para diagnostikimit. Si u zhvillua studimi Studiuesit e University College London...