Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Miliona banorë në Ukrainë vuajnë nga i ftohti dhe mungesa e energjisë elektrike për shkak të sulmeve masive ruse
Miliona banorë në Ukrainë po përjetojnë errësirë dhe të ftohtë, pas sulmeve masive ruse me qindra drone dhe dhjetëra raketa ndaj infrastrukturës energjetike gjatë fundjavës. Autoritetet njoftojnë ndërprerje të planifikuara deri në 16 orë në ditë në shumicën e rajoneve, ndërsa ekipet e riparimit punojnë pa pushim për të rikthyer furnizimin. “Të gjithë po punojnë ditë e natë. Mijëra njerëz po stabilizojnë sistemin,”, tha presidenti Volodymyr Zelensky në një video-mesazh dje në mbrëmje. Në Kharkiv metroi u mbyll për dy ditë, por u rihap sot. Rajoni mbetet pa energji në pjesën dërmuese. Në Poltava, Dnipro dhe Kyiv sulmet goditën termocentrale, nënstacione dhe linja transmetimi. Kapaciteti i prodhimit ra në zero në disa zona. Drone të reja dhe raketa hipersonike Kinzhal vazhduan goditjet, duke rrezikuar edhe...