Përshtati lokalin për lojra fati, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Përshtati lokalin për lojra fati, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi 37-vjeçari kishte përshtatur lokalin e tij në “Kombinat” për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Ai gjithashtu kishte punësuar një të mitur si kamarier. “Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “The game”. Kishte punësuar ilegalisht, në lokalin e tij në “Kombinat”, një të mitur, si kamerier dhe organizues të lojërave të fatit, arrestohet 37-vjeçari. Vihet në hetim i mituri. Sekuestrohen 2 celularë dhe 1 kompjuter, nëpërmjet të cilëve luheshin lojërat. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një shtetas kishte përshtatur lokalin e tij, në “Kombinat”, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim...