Parakalimi i gabuar/ Si humbën jetën dy të rinjtë shqiptarë në Itali

Parakalimi i gabuar/ Si humbën jetën dy të rinjtë shqiptarë në Itali

viktimat e aksidentit ITALI- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, më 9 nëntor, përgjatë unazës jugore të Bergamos, pranë zonës së Stezzano-s. Për pasojë, kanë humbur jetën tre persona: dy shqiptarët, Klinton Sala (23 vjeç) dhe Denis Cana (21 vjeç), të cilët udhëtonin me një Mercedes CLA 220, si dhe Oscar Angioletti (62 vjeç), drejtuesi i një furgoni të bardhë Citroen Berlingo. Sipas hetimeve paraprake, Mercedes-i i drejtuar nga Klinton Sala po tentonte të parakalonte një Hyundai me dy gra në bord, të cilat pësuan lëndime të lehta. Gjatë manovrës së parakalimit, automjeti doli në korsinë e kundërt dhe u përplas me forcë ballë për ballë me furgonin që drejtohej nga Oscar Angioletti, i cili udhëtonte me vëllain e...