Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Përdori administratën për zgjedhje’, Kurti mohon akuzat: Kundërshtarët u bënë bashkë
Albin Kurti reagoi me një mesazh në rrjetet sociale pas përfundimit të balotazhit të zgjedhjeve lokale në Kosovë, duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje për angazhimin e tyre. “Ju faleminderit për pjesëmarrje në balotazhin e djeshëm të gjithë juve që e ushtruat të drejtën e votës. Treguat vullnet dhe pjekuri, i kontribuat demokracisë në Kosovë dhe orientimit të politikave publike në komunat tuaja”, ishte komenti i tij, qe vjen në sfondin e një pjesëmarrjeje të ulët, e cila në fakt nga analistët u interpretua si shenjë pakënaqësie e votuesve me kastën politike. Pretendimeve se përdori aparatin shtetëror për zgjedhje, kryeministri në detyrë i Kosovës zgjodhi t`i kthente një përgjigje jo të drejtpërdrejtë. “Tani do të qeverisim në shtatë komuna të Republikës,...