Trafik droge brenda në kishë! Priftërinjtë në Greqi, bashkëpunonin me shqiptarë-klerikët: 1 kg kokainë 35 mijë €

Trafik droge brenda në kishë! Priftërinjtë në Greqi, bashkëpunonin me shqiptarë-klerikët: 1 kg kokainë 35 mijë €

priftërinjë e arrestuar GREQI-Tre priftërinj janë arrestuar gjatë një operacioni të madh policor në Greqi, i cili synonte shpërbërjen e një organizate kriminale që trafikonte kokainë dhe marijuanë, si dhe emigrantë të paligjshëm. Mediat greke raportojnë se në krye të rrjetit ishte një grua shqiptare, e cila ndihmohej nga një bashkëatdhetar 42-vjeçar. Klerikët luanin rolin e “transportuesit”, si dhe ishin përgjegjës për ruajtjen dhe trafikimin e mëtejshëm të drogës. Hetimi i Agjencisë Kundër Drogës zbuloi se autorët e krimit fshihnin drogë edhe brenda një kishe në Rrugën Liosion, ndërsa i dyti prej tyre po trafikonte në oborrin e kishës. Duke përfituar nga pozicioni i tij, edhe prifti i tretë ishte marrë me trafikimin dhe transportimin e emigrantëve. Sipas provave në dosjen e çështjes, prifti 46-vjeçar ruante...