Kryeministri: Brenda mandatit të katërt shpallim pavarësinë energjetike. Indeksim me 6.1% të pagave për punonjësit e OSHEE-së

Kryeministri: Brenda mandatit të katërt shpallim pavarësinë energjetike. Indeksim me 6.1% të pagave për punonjësit e OSHEE-së

Kryeministri Rama ka folur sërish sot për pavarësinë energjetike të Shqipërisë në prezantimin e projektit “OSHEE Charge”. Në fjalën e tij, Rama tha se brenda këtij mandati 4-vjeçar, vendi do të shpallë pavarësinë energjitike, duke mos pasur nevojë për import nga vendet e tjera. Ndër të tjera, kryeministri deklaroi dhe rritjen e pagave për punonjësit e OSHEE-së. Një indeksim prej 6.1% do të përfitojnë 6800 punonjësit e kompanisë, elektricistët do të marrin rritje page me 75 mijë lekë në muaj dhe inxhinierët rritje me 1250 lekë në muaj. “Do të na japë si vend një epërsi të madhe strategjike në aspekt të eksportit të energjisë së rinovueshme. Këtu vjen objektivi më i madh strategjik për të kthyer Shqipërinë nga një vend si ai që gjetëm në...