Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
E pandehur për miliona euro abuzime, Balluku vazhdon të prezantojë projekte të reja përkrah Ramës
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e pandehur dhe zyrtarisht me akuza nga SPAK vijon shfaqjen në publik. Madje, sot ajo është parë të dalë në krah të kryeministri Edi Rama në prezantimin e projektit “OSHEE Charge” Kujtojmë që prej dhjetë ditësh numri dy i qeverisë është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme për shkelje të barazisë në tendera, lidhur kjo me tunelin e Llogarasë, kjo është dalja e parë e të dyve, bashkë. Prokuroria e Posaçme mori te pandehur Belinda Balluku, duke duke e akuzuar për veprën penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Sipas SPAK deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, kanë të bëjnë me veprimet...