Maliqi/ Pas rezultatit katastrofik në Berat, Eno Bozdo duhet të japë dorëheqjen

Maliqi/ Pas rezultatit katastrofik në Berat, Eno Bozdo duhet të japë dorëheqjen

Në një reagim pas rezultatit të zgjedhjeve të pjesshme në Qarkun Berat, Lefter Maliqi ka shpërndarë një mesazh të qartë për opozitën dhe drejtuesin e këtij qarku, Eno Bozdo. Pas humbjes në zgjedhje, Maliqi kërkoi që Bozdo të ndjekë shembullin e Leskajt në Vlorë dhe të japë dorëheqjen, për t’i hapur rrugë riorganizimit, bashkimit dhe forcimit të opozitës në Berat. “Drejtuesi Politik i PD-së Berat, Eno Bozdo, ndaj së cilit nuk kam asgjë personale pesoi dështimin e dytë të radhës, të rëndë në çdo aspekt, duke e listuar Beratin këtë herë në rezultatin më të dobët nga të 5 Bashkitë në garë.: – shkruan Maliqi ndër të tjera. Ndërkohë ai vlerësoi performancën e kandidatit të pavarur Pavlo Shkarpa në lagjen e fëmijërisë së tij, ku ky...