‘Shqipëria në BE’! Gonzato: Duhet kontribut i të gjitha forcave politike, mbyllja e kapitujve e vështirë

‘Shqipëria në BE’! Gonzato: Duhet kontribut i të gjitha forcave politike, mbyllja e kapitujve e vështirë

Silvio Gonzato TIRANË-Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, ka qenë pjesë në një event për Edicionin e Dhjetë të Shkollës së Integrimit Europian, ku gjatë fjalës së tij ka komentuar edhe integrimin e Shqipërisë në BE. Sa i përket hapjes së grupkapitujve të fundit, Gonzato u shpreh se mbyllja e tyre është e vështirë. Ai theksoi se tashmë është koha kur do të shihet vullneti i Shqipërisë për miratuar dhe zbatuar reforma për të harmonizuar ligjet e veta me standardet e BE-së. Gonzato theksoi se është e nevojshme që Shqipëria të përshpejtojë ritmin nëse do që të përmbushë objektivin për të përmbyllur negociatat në fund të vitit 2027. Silvio Gonzato; Shqipëria po hyn në një fazë thelbësore të procesit të anëtarësimit dhe vijon çeljen e...