Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Flluska hipokrite e politikës, humnera e saj me shoqërinë
Nga Lorenc Vangjeli Pakkush e dinte se në Shqipëri kishte zgjedhje të parakohshme lokale në pesë qytete. Madje edhe vetë vlonjatët, beratasit, tepelenasit, matjanët apo zgjedhësit e Cërrikut, nuk patën pikën e interesit për to. Në rreth 350 mijë votues të regjistruar, në total në kuti përfunduan vetëm rreth 2 nga dhjetë votat e pritshme. Në Vlorë ishte edhe më qamet, pothuaj vetëm një votues në dhjetë shkoi të votojë. Rekordi tjetër i çuditshëm ishte se nën siglën e partisë kryesore të opozitës, Partisë Demokratike, nuk garonte asnjë rival. Tre vjet më parë, fraksioni i doktor Berishës, pikërisht se mposhti siglën zyrtare të PD-së, u rikthye në kontrolluese të paketës së pushtetit brenda në parti. Kësaj here e fshehu partinë mbas kandidatëve të pavarur, si...