Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Anëtarësimi në BE, Gonzato: Duhet kontribut i të gjitha partive, do vihet në sprovë vullneti i Shqipërisë për…
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së sektorit privat në procesin e integrimit europian të vendit, duke e konsideruar atë një sfidë të rëndësishme për muajt e ardhshëm. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë ceremonisë së hapjes së Edicionit të X-të të Shkollës së Integrimit Europian, të mbajtur këtë të hënë, më 10 nëntor, ku Gonzato u pyet nga një përfaqësuese e biznesit mbi rolin e diplomacisë ekonomike. “Faleminderit për pyetjen, jo domosdoshmërisht do përdorja termin diplomaci ekonomike. Jam mjaft i familjarizuar për këtë çështje, mungesa e informacionit në procesin e integrimit në BE. Është një çështje që e kam ngritur. Duhen përfshirë edhe më përpara, për të marrë reflektime për të kuptuar si mund të zbatohen. Kjo...